Fjalori i QEP-it, që në Kohën e Qepës (2)

Shkruar nga

Banago

Postuar më 2006

25 Shtator

Më në fund e kemi edhe ne një falor elektronik, po vajtëm të vëmë vetualla e nxorrëm sytë.

Puna që po bën QEP-i (Qendra për Edukim dhe Përparim) në Kosovë është një iniciative e shkëlqyer për përditësimin e ecjen me kohën të gjuhës shqipe. Realisht i përgëzoj për këtë. Prej punëve të tyre më frytdhënëse mund të përmendim Kontrolluesin Drejtshkrimorë të Gjuhës Shqipe dhe Fjalorin Elektronik Shpjegues. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ata nuk mund të kenë mangësi në punën e tyre. Dhe një mangësia që vihet re dhe që mund të korrigjohet lehtë është fakti se fjalori i tyre shpjegues është elektronizuar, por nuk është azhurnuar pothuajse fare, duke bërë kështu që të jetë i mbushur kapicë me komunizma dhe shpjegime propaganduese të ideologjisë marksiste-leniniste. Kjo lejon këdo që të thotë se fjalori i QEP-it është që në kohën e qepës. Më poshtë paraqiten dy shembuj tipikë të kësaj mangësie të ilustruar me shembuj përkatës nga fjalori në fjalë dhe të pasuruar me disa sugjerime.Një nga fjalët tipike dhe prej nga burojnë të gjitha derivatet e tjera komuniste-ateiste- marksiste-leniniste është fjala “komunizëm”. Ja se si shpjegohet në fjalorin në fjalë kjo fjalë. Vini re që trashëzimi i fjalëve tek shpjegimi është shtuar për theksim. [ Lexo më shumë → ]

Po Firma dhe Vula?! (0)

Shkruar nga

Banago

Postuar më 2006

15 Shtator

Për një vulë që ti s'e vë, nga dokument zyrtar bëhet paçavure.

Një ditë të bukur shkolle, duke shkuar tek këndi i orarit në katin e parë të fakultetit tim, më tërhoqi vëmendjen një lajmërim i ngjitur pak më tutje mbi xham. Nga kureshtja u afrova dhe e lexova. Se për çfarë bënte fjalë nuk e mbaj mend, e edhe po ta mbaja mend nuk do të ishte e rëndësishme ta përmendja; e rëndësishme është të përmend faktin që lajmërimi në fjalë shkruante se rridhte nga një shef departamenti dhe nga rektori ynë; emrat e tyre ishin të shkruar me shkronja të trasha, por mungonin nja dy elemente të vogla, por jo pak rëndësishme, firma dhe vula. Ishte një lajmërim zyrtar, por ik e merre vesh ti që ishte i tillë, kur nuk përmbante asnjë element zyrtarizues. Të tilla mund të bënte me bollëk edhe një student mistrec dhe t’i ngjiste në të gjithë shkollën, duke përhapur kështu ndonjë lajm të rremë. [ Lexo më shumë → ]

Pedagogët Kanë Gjithmonë të Drejtë (0)

Shkruar nga

Banago

Postuar më 2006

12 Shtator

Përvoja e dhidhur me një nga pedagoget e mia më detyroi të shkruaja ca rreshta të zezë mbi të bardhë.

Ndodhi që sivjet të ngelja në vjeshtë. Nuk e kam zakon, por sivjet e provova. Erdhën datat e provimeve edhe si gjithë të tjerët u regjistrova për provimet e mia. Iku provimi i para dhe përfundova tek i dyti. Ky ishte një provim në pamje të parë i thjeshtë dhe i përgatitur enkas për të ndihmuar studentët vjeshtakë që po piqeshin në vjeshtë për arsye të ndryshme. [ Lexo më shumë → ]

Huazimet dhe Barbarizmat (11)

Shkruar nga

Banago

Postuar më 2006

28 Gusht

Huazimet dhe barbarizmat janë dy gjëra të njëjta dhe të ndryshme njëkohësisht. Zbuloni ndryshimet ...

Gjatë orëve të lëndëve të përkthimit, në klasën time ndodh shpesh një fenomen që demonstron varfëri. Dalin disa studentë dhe kundërshtojnë përkthimin e disa të tjerëve me argumentin se në të janë përdorur “fjalë të huazuara”. Fjala bie, nuk duhet të përdoret fjala “eksperiencë” sepse ajo është një fjalë e huazuar dhe se duhet të përdoret fjala “përvojë” në vend të saj; një shembull i rëndomtë. Kjo tregon se ekziston një boshllëk në ndërgjegjen gjuhësore të studentëve; një ngërç që pengon. Ngatërrohet fjala huazim me fjalën barbarizëm. Çfarë mbetet të ndodhe pastaj për rregullat e huazimit, kur çdo fjalë e huaj refuzohet me përbuzje? Le pastaj që kjo ndodh vetëm në klasë, në orën e përkthimit. [ Lexo më shumë → ]

Mitëmarrje APO Mitëdhënie? (0)

Shkruar nga

Banago

Postuar më 2006

17 Gusht

Pedagogët marrin para - studentët japin para. I kujt është faji?

Vijmë nga sezoni i provimeve dhe i pagimeve, nga i cili studentët dolën, ca me trurin plot e ca me xhepat bosh. Është e vështirë t’i thuash këto fjalë, por t’i mbash ato përbrenda është akoma më e vështirë. Edhe studenti më indiferent mund ta thotë me plot gojën se në universitetin tonë bashkëjeton me ne edhe një fenomen gangrenizues që ia thonë emrin “mitë”. Fatkeqësia është se askujt nuk i bëhet vonë për këtë. Me sa duket nuk i lejon karakteri demokratik ta ndalojnë këtë bashkëjetesë pasi që kjo e fundit është një nga bazat e shoqërisë së sotme demokratike. Në fund të fundit bashkëjetesa është e modës. [ Lexo më shumë → ]

Ç’nder! (0)

Shkruar nga

Banago

Postuar më 2006

09 Korrik

Kur të vjen në majë të hundës, të vjen.

Ç’nder!
Të jesh student
E kam fjalën të jesh i tillë,
Jo të të thonë kështu
Kur kalon klasën ma para
Dhe bën glasën
Mu në libra, kur ka,
Mu në leksione, orë mësimi,
Mu në pedagogë të ndershëm, të drejtë e të zhdërvjelltë
Dhe ndihesh krenar
Që nuk ia var asnjë studenti
Që i vete djersa në ulluk
Nga të mësuarit, ose te paktën
Nga të lexuarit
Ç’turp!

9 korrik 2006

Kopjacët (0)

Shkruar nga

Banago

Postuar më 2006

05 Qershor

Fenomeni i kopjimit është një nga praktikat më negative dhe artificaile për të kaluar klasën.

Është thënë: “Kush kopjon, ngelet në klasë” dhe është bërë kjo fjalë fryma e moszbatimit të rregullave. Të gjithë e thonë atë e vetëm pak i largohet kopjimit; pak e thonë e akoma më pak e zbatojnë pjesën e dytë të saj. E kështu rrjedh jeta studentore e lidhur pazgjidhshmërisht me jetën pedagogeske. [ Lexo më shumë → ]

Do nj’ çik? (1)

Shkruar nga

Banago

Postuar më 2006

30 Mars

Dikur shkruaja edhe poezi, po tani ...

Njëherë
Kur ishim të vegjël;
Kohë të bukura
Që mua s’ më kanë pëlqyer
Apo tani nuk më pëlqejnë,
Në fshatin tonë kishin ardhur çamcakëzët
Ishin më të mëdha se këto të sotmet
Apo gojët tona ishin të vogla.
Mbllaçiteshim derisa na dhembnin nofullat
Dhëmbët i nxirrnim nga shtrofullat
Bënim tullumbace që na plasnin në fytyrë
E shqisim që aty dhe e fusnim prapë në gojë
Të nxirë.
Të nxirë e fusnim edhe kur lodheshim
Dhe e mbanim pak në dorë
E bënim top, vezë dhe çdo formë tjetër
Fëmijëshëm të imagjinueshme
Pastaj e fusnim prapë në gojë
Por gjithmonë ishim bujar
Kur na thoshin “mën nj’ çik”
Ne nuk e kursenim, e ndanim prenë tonë bashkë
Madje edhe vetë ofronim
“Do nj’ çik?”

25 mars 2006