Banago » Përkthim

Përkthyesit dhe Redaktorët
U bë një kohë e gjatë tashmë që është drejtuar gishti nga përkthyesit për dështimet gjuhësore të shqipes. Në fakt paaftësia e tyre nuk është e egzagjeruar, ajo bën mu. Pjesa e lënë në hije, që është zveshuar nga përgjegjësia e këtyre dështimeve, janë redaktorët. Pa mbrojtur aspak përkthyesit, që janë shtuar sasiorisht, por jo cilësisht, dua që bashkëfajtorët e mizorive gjuhësore që gjenden gjithandej t’i dalin për zot pjesës së tyre të fajit. Në fund të fundit ata nuk e marrin rrogën kot apo, sic thotë populli, s’e hanë bukën kot.

Ajo që dua të trajotoj në këtë shkrim është një gafë sa përkthimore aq edhe redaktoriale që hasa duke lexuar librin që kam në dorë aktualisht, një libër biznesi që, për të mos i bërë reklamë apo antireklamë, nuk po i përmend as titullin, as autorin, as shtëpinë botuese, e sidomos as përkthyesin dhe redaktorin. Në tërësi libri ishtë përkthyer kënaqshëm, por kishte të çala gjuhësore gjithandej, kjo meritë edhe e redaktorit. E rëndësishme, ajo që lexova ishte:

Blerësint e fuqishëm (!) ngurrojnë kur është fjala për të blerë diçka që nuk e shohin dot. Ndaj ata i japin përparësi asaj që mund të shohin.

Fillimisht, duke qënë se nuk po e thithja mirë se ç’ishin këta “blerësit e fuqishëm”, bërë nja përkthim aty për aty të togfjalëshit në gjuhën e origjinës. Aty kuptova se përkthyesi ja kishte futur me top kurse redaktori i kishte mbajtur iso. Në anglisht nuk mund të ishte ndryshe nga “potential buyers” apo “potential costumers”. Por përkthyesi do ketë qënë shtatanik, është nxituar dhe është penguar.

Po të përqiqemi të rindërtojmë skemën përkthimore të ndjekur nga përkthyesi, mund të themi se, kur ai është përballuar me mbiemrin “potential”, e ka ngatrruar atë me mbiemrin tjetër “potent”. Sipas fjalorit Concise Oxford Dictionary Ninth Edition kuptimi i parë i fjalës “potent” është “i fuqishëm, i fortë”. Përkthyesi nuk e ka përkthyer “blerësit potentë” duke qenë se mund të interferonte me antonimin e saj “impotent” që ka një përdorim shumë specifik në shqip, por ka preferuar ta shqipërojë “i fuqishëm”. Tani, nuk mund të pretendojmë se përkthyesi ka përtuar të hapë fjalorin; ajo që mund të hamendësojmë me siguri është që përkthyesi ka qenë i bindur për çfarë ka shkruar kështu që i ka rënë shkurt. Kjo ka shumë gjasa të jetë rezultat i njohjes së varfër të terminologjisë së ekonomisë dhe i nuhatjes së dobët kontekstuale të tij. Kjo të çon të pretendosh me të drejtë se të përkthesh mirë duhet të njohësh mirë gjuhën dhe lëndën të cilën e përkthen.

Ajo që është më e rëndësishëm se gjithë çka thamë më lartë është fakti që as redaktori nuk e zbuloi, analizoi dhe eleminoi gabimin e përkthyesit.

Në disa libra jam përballuar me termin “korrektor gjuhësor” nga çka kam kuptuar se bëhet fjalë për dikë që kujdeset vetëm për drejtëshkrimin, domethënë që çdo fjalë të jetë shkruar saaktë, që në shqip më së shumti ka të bëjë më faktin që çdo “ë” të jetë në vendin e vet dhe që asnjë “ë” të mos jetë në vedin e gabuar. Këtë punë redaktori në fjalë e kishte bërë mirë; ajo ku çalonte ishte që nuk ishte kujdesur për koherencën. Që një fjali të quhet e saktë duhet të plotësojë dy kushte: 1) të jetë e saktë gramatikisht dhe 2) të jetë e saktë semantikisht. Në fjalinë e mësipërme ana gramatikore është mbuluar më së mire; redaktori e meriton plotësisht titullin “Korrektor Gjuhësor”. Ndërsa kushti i dytë lë për të dëshriruar. Edhe pse fjalia në Pas 30 minutash kam provimin e diplomesvetvete mund të duket me kuptim, në kontekst ajo është një stonaturë e vërtetë. Ka gjasa që këtë mospërputhje të mos e pikasë kushdo sepse dikush mund ta kuptojë frazën “blersit e fuqishëm” si “parallitë”, gjë që do t’i hapte një byth vend fjalisë në kontekst, por ajo që ka rëndësi është që autori nuk ka thënë atë, ka thënë gjë tjetër.

Ajo që autori ka thënë është “potential buyers”. Sipas fjalorit të sipërpërmendur kuptimi i parë i fjalës “potential” është “i aftë që të fillojë të ekzistojë apo të veprojë”. Ajo që kam lexuar dhe dëgjuar nga terminologjia e Ekonomisë në shqip, termi anglisht “potential” është huazuar në shqip dhe i është përshtatur fonetikës së saj si “potencial”. Ndërsa kuptimi i frazës “potential buyers” nuk ësthë as “blerësit potentë”, as “blerësit e fuqishëm” e as ndonjë sinonim tjeter i tyre; kuptimi është “blersësit e mundëshëm”. Me shumë fjalë, “disa njerëz që nuk janë klietë aktualë të një kompanie, por që ka gjasa të bëhen klientë të saj (potencialë)”. Me pakë fjalë, tjetër ka thënë atutori, tjetër thotë përkthyesi; ‘mirë thua’ i thotë redaktori.

Italianët i akuzojnë përkthyesit për tradhëtarë. Ndoshta kënë të drejtë, por mendoj se nxitohen pak. Çdo përkthyes e ka ëndërr të jetë përkthyes i mirë dhe të mos bëjë gafa, por kjo ëndërr do kohë dhe mund për t’u realizuar. Si për të vulosur pamundësinë e perfeksionimit të plotë të përkthyesve, janë shpikur redaktorët. Këtyre te fundit, me sa duket, u pëlqen t’i bien çik shkurt. Gabohen!

Njohja e Kulturës së Gjuhës së Interpretimit
Hyrje

Ekzistojnë dy faktorë  që ndikojnë në cilësinë e produktit përfundimtar të një përkthimi apo interpretimi. Këta dy faktorë janë konteksti dhe situata. Ndërkohë që konteksti është gjuhësorë situata është jashtë gjuhësore.1 Konteksti ka të bëjë më kuptimin leksikor dhe gramatikor të vetë fjalëve të një fraze, fjalie, paragrafi apo teksti kurse situata ka të bëjë me vendin, kohën dhe njerëzit që e sendërtojnë këtë kontekst. Sa herë që flasim për një vend, kohë dhe popullsi të caktuar sigurisht që kemi parasysh karakteristika dhe veçori që dallojnë nga të tjerat. Këto karakteristika dhe veçori të një vendi që popullohet nga një popullsi e caktuar përbëjnë vetë kulturën e atij vendi dhe e asaj popullsie në një periudhë historike të caktuar.

Duke pasur parasysh dy faktorët e sipërpërmendur, nuk mund të pretendojmë të jemi përkthyes të mirë të një gjuhe edhe pse mund të jemi ekspertë të asaj gjuhe, kur na mungon njohja deri në një farë mase e kulturës së saj. Studiuesja e përkthimit C. Thriveni2 thotë:

“Njohja e një gjuhë të huaj, e fjalorit dhe gramatikës së saj, nuk mjafton të jesh përkthyes kompetent. Duhet të jesh i ambientuar me kulturën tënde dhe me kulturën e gjuhës nga e cila përkthen përpara se të bësh ndonjë përpjekje për të ndërtuar një urë midis tyre.”3

Mungesa e njohjes së kulturës së gjuhës nga e cila normalisht përkthen, mund të sjellë pështjellime gjatë një interpretimi, që nga riformulimi i gabuar i një mendimi, që nga keqkuptimet dhe drejtpërsëdrejti keqinterpretimet, e deri tek krijimi i situatave qesharake dhe idioteske. Kjo bën të patjetërsueshme nevojën për të njohur mirë kulturën e një gjuhë në mënyrë që të përkthesh apo, në rastin tonë, të interpretosh mirë prej saj.

Disavantazhet e Interpretimit kundrejt Përkthimit

Edhe pse problemi kulturor është i përbashkët si për përkthimin ashtu dhe për interpretimin, përkthimi më shkrim ka disa avantazhe nga të cilat interpretimi është i privuar:

Avantazhi i parë që përkthimi ka kundrejt interpretimit është koha. Në përkthim mund t’i lejosh vetes gabime, qofshin dhe absurde sepse gjithçka mund ta riparosh duke iu rikthyer versionit tënd të përkthyer për një redaktim, gjë që do të fshinte nga faqja e letrës një pjesë të mirë të gabimeve dhe keqpërkthimeve të tekstit, për të mos thënë të gjitha. Interpretimi është i privuar nga faktori kohë dhe interpreti është i dënuar të jetë i saktë dhe i pagabueshëm në atë që nxjerr nga goja, përndryshe pasojat imagjinohen lehtë.

Avantazhi i dytë që përkthyesit kane kundrejt interpretëve është fakti që përkthyesi mund të bëjë sqarime kontestuale dhe kulturore në fund të faqes më anë të një fundshënimi apo në kllapa, disi më rrallë. Interpreti është i larë me këtë avantazh, asnjë interpret nuk mund të guxojë të japë një shpjegim gojor midis kllapash(!).

Të dyja këto disavantazhe na çojnë në përfundimin që interpretimi është shkalla me e lartë e artit të përkthimit dhe që kultura, e ndihmuar nga faktori kohë, është një faktor vendimtar në suksesin ose jo të një përkthyesi si interpret. Më poshtë do të përpiqemi të sqarojmë disa raste kur kultura dhe masa e njohjes së saj janë faktor që fshati të duket qartë e të mos këtë nevojë për kallauz.

Idiomat

Ne ndajmë kollaj mes faktit që fjalët si ujë, det dhe tokë janë universale kurse shprehje si “(ai/ajo) e pi duhanin me vrimë të hundës” dhe “bëj dava me miza” janë kulturore. Kjo do të thotë që në aspektin kulturor idiomat ose shprehjet frazeologjike përbëjnë një nga problemet kyçe në fushën e interpretimit. Kjo është akoma më e theksuar kur bëhet fjalë për idioma me bazë të fortë kulturore, bashkësia e fjalëve përbërëse të së cilave nuk e nxjerr aspak kuptimin e saj të vërtetë. Këto mund të jenë rëndom burim i madh improvizimesh qesharake të sikletshme. Si pjesë e pandarë e kulturës së një vendi, idiomave duhet tu kushtohet vëmendje e veçantë nga çdo interpret për mbarëvajtjen dhe cilësinë e interpretimit të tij/saj.

Dialektet

Fatmirësisht, puna e një interpreti është e përqendruar përgjithësisht në përdorimin e regjistrit zyrtar, duke qenë se ata që më së shumti kanë nevojë për komunikim ndërgjuhësorë janë njerëz më ngritje intelektuale dhe postë zyrtare. Po nuk është e prerë më thikë që internetit nuk i rastis të interpretojë dhe për komunitete të ndryshme, nga të cilët më i vështiri mbetet ai që përdor më shumë dialektizma dhe krahinorizma. Dialektet janë një çështje problematike edhe për gjuhen parësore të një interpreti, jo më pastaj për të folur për dialektet e një gjuhe të dytë.

Gjuhëtarë shqiptar me standardizimin e gjuhës shqipe dhe me hartimin e fjalorit të saj, kanë qenë gjithmonë të vetëdijshëm të përfshijnë në strukturat e saj elemente dialektore si p.sh.: degjues –> degjue + s, domethënë me baze dialektore gegërishte ‘degjue’, apo moslënien jashtë fjalorit të gjuhës sonë dialektizma apo krahinorizma. Me këtë dua të them që një pjesë të punës e kanë bërë gjuhëtarët tanë, pjesa tjetër u mbetët interpretëve në kurriz. Kjo nuk është shumë e vështirë për tu realizuar, duke qenë se një interpret, që sigurisht karakterizohet nga përvetësimi i shpejtë i fjalorit të ri, mund ta shtojë cilësisht dhe sasiorisht fjalorin e tij dialektor më udhëtime të nëpër krahina të ndryshme. Kjo do të ishte ideale të bëhej edhe në vendet e gjuhëve nga të cilat interpreti interpreton, por kjo besoj se do të jetë më e realizueshme kur të hyjmë në BE.

Vdiq apo Ngordhi

Ekzistojnë disa mospërputhje kontekstuale midis gjuhëve të cilat mund të jenë burim gabimesh trashanikë sidomos për shkak të faktorit kohë (nxitimit) dhe që interpreti duhet t’i ketë shumë parasysh. Kemi të bëjmë me raste kur i njëjti veprim, proces, koncept apo objekt të ketë emërtime të ndryshme në një gjuhë dhe vetëm një emërtim në një gjuhë tjetër. Për ilustrim, kur një anglishtfolës, ligjëratën e të cilit duhet të përcjellim në shqip, thotë ‘my dog died’, interpreti assesi nuk mund ta përkthejë ‘qeni im vdiq’; sigurisht që do shkaktonte të qeshura tek dëgjuesit, por duhet ta përkthejë ‘qeni im ngrodhi’.

Po ashtu nëse duhet të interpretohet fraza ‘from A to Z’, duhet pa tjetër të sjellet në shqip në formën ‘nga A-ja tek Zh-ja’, duke qenë se shkronja e fundit e alfabetit tonë është Zh-ja e jo Z-ja. E njëjta anasjelltas. Përndryshe do të kishin të bënim në një mospërputhje kulturore që do të na bënte të na vinte keq për interpretin në fjalë.

Përfundime

Gjithë çka thamë, nuk mund të na çoje gjëkundi tjetër veçse në përfundimin që gjuha dhe kultura janë koncepte që vijnë si binjakë siamezë përballë përkthyesit dhe ndarja mes të dyjave do të cenonte mbarëvajtjen e punës së përkthyesit në përgjithësi dhe interpetit në veçanti; nuk do të na ofrohej asgjë tjetër veçse një ligjërim të çalë dhe një gjuhë të belbët, për të mos thënë memece. Bashkëjetesa e lumtur e gjuhës me kulturën tek një interpret do të sillte automatikisht një përçim konceptual dhe stilisktik të qartë dhe të bukur.

1) Pro Transaltore – Shtjellime Kritike për Përkthyesin dhe Përkthimin, Edmond Tupja, Ombra GVG, Tiranë 2003.

2) C. Thriveni është Magjistrate e Shkencës në Fizikë dhe Magjistrate e Filozofisë në Përkthim. Ajo punon si lektore dhe realizon punë kërkimore ne përkthim. Jeton në Karnataka, Indi.

3) C. Thriveni, Cultural Elements in Translation, http://accurapid.com/journal/19culture.htm

Përputhshmëri Perfekte Përkthimore
Gjatë një ore mësimi në universitet profesori na tregoi një barcaletë që kishte si teme Mbretëreshën e Britanisë së Madhe. Me sa më vjen ndërmend kishte të bënte me një turmë njerzish që kishin dalë të prisnin mbretëreshën apo ta përshendsnin në një fjalim që do mbante dhe që ishin pajisur me pankarta dhe mjete të tjera përshendetëse. Njëri nga turmaxhinjte kishte një pankartë në dorë dhe mbi të shkruante “God shave the Queen”, kjo natyrisht gabueshëm në vend të frazes “God save the Queen”.

Gjatë një ore mësimi në universitet profesori na tregoi një barcaletë që kishte si teme Mbretëreshën e Britanisë së Madhe. Me sa më vjen ndërmend kishte të bënte me një turmë njerzish që kishin dalë të prisnin mbretëreshën apo ta përshendsnin në një fjalim që do mbante dhe që ishin pajisur me pankarta dhe mjete të tjera përshendetëse. Njëri nga turmaxhinjte kishte një pankartë në dorë dhe mbi të shkruante “God shave the Queen”, kjo natyrisht gabueshëm në vend të frazes “God save the Queen”. Kjo ishte pika kulminante e barcaletës. Këtu mbaron barcoleta dhe po këtu fillon të punojë ndërgjegjia gjuhësore.Ç’ka më la pa mend pasi e bluajta në mendje këtë frazë ishte fakti i përputhsmerisë perfekte përkthimore ose, thënë ndryshe, e barazvlerësit perfekt të këtij togfjalëshi në shqip. Këtë bluajtje e kam bërë shpesh derisa erdhi dita që e hodha ne letër (bie fjala, se ne fakt e shkrova ne kompjuter). E perkthyer në shqip fraza do ishte “Zoti e ruajtë Mbretëreshën”, ose versioni qesharak “Zoti e rruajtë Mbretëreshën”. Ajo që ndodh dhe që e transformon situatën në gazmore është shtimi i një shkronje në fjalë. E habitshmja është që të dyja variantet, si ai gazmor dhe ai i saktë, kanë përkthyeshmëri perfekte në shqip. Shikoni se çfarë ndodh.

Anglisht

Shqip

I shtohet një shkronjë fjalës ’save’

I shtohet një shkronjë fjalës ‘ruaj’

Shkronja që shtohet është shkronjë që sherben per të formuar një tingull të ri, edhe pse në anglisht jo një shrkonjë të re

Shkronja që shtohet është shkronjë që sherben per të formuar një tingull të ri dhe gjithashtu një shrkonjë të re

Kuptimi i fjalës origjinale është i njëjtë ’save’ = ‘ruaj’, në këtë kontekst

Kuptimi i fjalës origjinale është i njëjtë ‘ruaj’ = ’save’, në këtë kontekst

Shtimi i shkronjës në fjalë rezulton në një fjalë tjetër kuptimplotë

Shtimi i shkronjës në fjalë rezulton në një fajlë tjetër kuptimplotë

Fjala rezultante në anglisht ka të njëjtin kuptim më fjalën rezultante në shqip ’shave’ = ‘rruaj’

Fjala rezultante në anglisht ka të njëjtin kuptim më fjalën rezultante në shqip ‘rruaj’ = ’shave’

Kjo lloj përputhshmerie ndërgjuhesore nuk është se haset shpesh në përkthime të ndryshme dhe ata që kanë pak përvojë përkthimi besoj se më kuptojnë mirë. Raste të tilla, si lapsusi i një fshatari paksa të pakujdesshëm anglez apo fshatari paksa ironik anglez janë shumë problematike në përkthim. Rasti në fjalë është një perfeksion në llojin e vet dhe një lehtësi që çdo përkthyes do ta ëndërronte.